E solla në Londër për një jetë më të mirë, rrëqeth me fjalët nëna që i vranë djalin 16 vjeçar

Kronika
Nga Kronika 7 Janar, 2022 23:23

E solla në Londër për një jetë më të mirë, rrëqeth me fjalët nëna që i vranë djalin 16 vjeçar

Rrëqethin fjalët e nënës nga Rumania, e cila humbi të birin 16-vjeçar nga një sulm me thikë në Londër.

Mes lotësh e ëma e adoleshentit të vrarë thotë se Londra është qytet i rrezikshëm.

16-vjeçari, Elvis Nacu, u vra për vdekje me thikë mbrëmjen e 30 dhjetorit.

Elvisi u transferua në Londër me mamin, babin dhe vëllanë e tij tre vjeç në moshën shtatë vjeçare.

Tashmë e ëma e 16-vjeçarit shprehet e penduar që vendosi të rrisë fëmijët e saj në Londër.

“E solla këtu kur ishte shtatë vjeç për t’i dhënë një të ardhme më të mirë, tani ai do të kthehet në Rumani në një arkivol”, tha nëna për The Sun.

“Ai e donte muzikën, shikonte filma dhe luante shumë me vëllain e vogël. Ishte fëmijë i qetë dhe kurrë nuk kishte krijuar probleme në shkollë. Dua të iki nga ky vend sa më parë. Nuk do të kthehem më këtu dhe u them dhe familjeve me fëmijë që mendojnë të vijnë këtu për një jetë më të mirë, të mos ta bëjnë”, u shpreh nëna e 16-vjerçarit.

Mediet e huaja raportojnë se një 16-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye ligjore është paraqitur në Gjykatë më 4 janar, pasi akuzohet për vrasjen e Elvisit.

/GSH/

Kronika
Nga Kronika 7 Janar, 2022 23:23