“Benz-i” përplas “Audi-n”, shoferi “ia mbath”

Kronika
Nga Kronika 7 Janar, 2022 22:38

“Benz-i” përplas “Audi-n”, shoferi “ia mbath”

Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor këtë mbrëmje në lagjen “Gafurr Muço” të Lushnjës.

Policia raporton se 50-vjeçari me iniciale A. D. duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Audi”. Ky i fundit ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

50-vjeçari është dëmtuar lehtë dhe po merr mjekim në spitalin e Lushnjës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të automjetit tip “Audi”.

Top Channel

Kronika
Nga Kronika 7 Janar, 2022 22:38