Atentat 42-vjeçarit, shpërthen makina në lëvizje

Kronika
Nga Kronika 7 Janar, 2022 23:13

Atentat 42-vjeçarit, shpërthen makina në lëvizje

Një automjet tip “Mazda” blu ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të së premtes në këtë vend në afërsi të rrethit të Selitës. Nga shpërthimi me lëndë plasëse mbeti i lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri.

Plagë të rënda mori 42-vjeçari, pronar i makinës Mikel Harizaj, 42 vjeç dhe pasagjeri Serini Dumi, 26 vjeç. Lënda shpërthyese ishte vendosur në krahun e shoferit, ndërsa policia ende nuk e ka përcaktuar vendin ku autorët e kanë montuar. Sipas bluve, shënjestër e atentatit ishte Mikel Harizaj, i cili është pronar i një lokali në zonën e Xhamllikut si dhe një marketi po në këtë zonë. I plagosuri tjetër 26-vjeçari Serini Dumi është kamarier në lokalin e Harizajt. Ky i fundit mësohet se ka qenë duke dërguar për në shtëpi 26-vjeçarin dhe gjatë rrugës mjeti tip “Mazda” ka shpërthyer. Burime nga Spitali i Traumës tregojnë se gjendja e të plagosurve është kritike. Të dy janë në intubim, në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Mikel Harizaj është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2009 ai u arrestua për shkak të një konflikti me tre persona në një lokal. Pas sherrit verbal, Harizaj doli nga lokali dhe shkoi në makinën e tij të cilën e kishte të parkuar aty pranë nga ku mori një granatë dore, dhe i sulmoi ata. Kjo ngjarje dyshohet së është shkak dhe për atentatin në Selitë, megjithatë nuk përjashtohen dhe pista të tjera.

Grupi hetimor dyshon se porositët e atentatit të jenë nga Vlora, ndërsa personat që e kanë përgatitur bombën me telekomandë janë nga Elbasani. Blutë po shqyrtojnë edhe lidhjen e mundshme me ngjarjen e 30 Dhjetorit të vitit të kaluar ku mbeti i vdekur në Cërrik Erion Rexhepi, pasi i shpërtheu në dorë një minë me telekomandë. Ekspertët e policisë dyshojnë për lidhje të mundshme me këtë ngjarje.

Klan News

Kronika
Nga Kronika 7 Janar, 2022 23:13