Grabitje me thikë në Wester Union

Kronika
Nga Kronika 6 Janar, 2022 23:55

Grabitje me thikë në Wester Union

Një grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në filialin e institucionit mikrofinanciar Wester Union, në lagjen Lakrishte në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë për KosovaPress se grabitja ka ndodhur rreth orës 17:00 dhe policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku nga informacionet e para dyshohet se grabitja ka ndodhur nga një person.

“Aktualisht po vazhdon hetimi bashkë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka thënë ajo.

Kronika
Nga Kronika 6 Janar, 2022 23:55