Atentati/ Targat “Benz”-it që u përdor në ngjarje, të vjedhura prej dy muajsh

Kronika
Nga Kronika 6 Janar, 2022 08:13

Autoritetet nuk kanë asnjë person të dyshuar në lidhje me atentatin me armë zjarri që i mori jetën 35- vjeçarit Erion Çela dhe la të plagosur vëllanë dhe dajën e tij dhe dy persona të tjerë. Ngjarja e rëndë u regjistrua në një lokal në zonën e “Don Boskos”, ku ndaj grupit të burrave që ishin ulur në një tavolinë u derdhën breshëri kallashnikovi.

ATENTATI, I PARAPËRGATITUR

Ajo që fillimisht u duk si një konflikt i çastit brenda lokalit, në të vërtetë rezultoi të jetë një atentat i parapërgatitur. Dyshimet se kemi të bëjmë me atentat të parapërgatitur vijnë nga fakti se targat e automjetit tip “Benz”, me të cilin erdhën atentatorët në vendin e ngjarjes, rezultojnë të vjedhura prej të paktën dy muajsh. Targat i përkasin një automjeti të llojit “Smart” dhe rezultojnë të jenë vjedhur në zonën e Vorës në Tiranë. Ndaj, hetuesit kanë dyshime të forta se ka qenë pikërisht kjo periudhë kur kanë nisur përgatitjet për atentatin, shënjestër e të cilit dyshohet të jetë shtetasi Edmond Crroj, i cili ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rënduar në Spitalin e Traumës në Tiranës, ku u transportua menjëherë pas ngjarjes.