Turqia zgjohet nga një tërmet shumë i fortë

Kronika
Nga Kronika 5 Janar, 2022 08:07

Turqia zgjohet nga një tërmet shumë i fortë

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në perëndim të Turqisë.

Sipas Institutit Euro-Mesdhetar , tërmeti ka ndodhur në orën 05:21 minuta me epiqendrën afër Antalias.

Guvernatori i qarkut të Alanya, Fatih Ürkmezer tha se tërmeti është ndjerë fuqishëm në qark.

Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale dhe në njerëz.

Kronika
Nga Kronika 5 Janar, 2022 08:07