Pos 35 vjeçarit që u vra, u plagosën edhe tre familjarë të tij

Kronika
Nga Kronika 5 Janar, 2022 07:27

Pos 35 vjeçarit që u vra, u plagosën edhe tre familjarë të tij

Një 35-vjeçar ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur këtë të martë në Tiranë, si pasojë e një atentati me armë zjarri të ndodhur në zonën e Don Boskos.

Nga ky sulm mbeti i vdekur 35-vjeçari, Erion Çela, dhe u plagosën katër të tjerë, mes tyre edhe kamerieri që ishte në orar të punës, njofton Klankosova.tv.

Gazetarja shqiptare, Glidona Daci, në “Edicionin Special” bëri të ditur se autori me kallashnikov ka qëlluar jashtë lokalit drejt një tavoline ku po konsumonin kafenë katër të rinj, viktima Erion Çela dhe tre të afërm të tij, vëllai, daja dhe një person tjetër.

“Nga ky sulm ka mbetur i vrarë 35-vjeçari, është plagosur vëllai dhe daja i tyre dhe një tjetër që kishte lidhje miqësore me ta si dhe një kamerier që ishte duke punuar në lokalin ku ndodhi gjithë sulmi”.

“Duhet të theksohet se janë vënë në rrezik jetët e disa qytetarëve që ishin duke pirë kafe dhe janë tmerruar nga e gjithë ngjarja. Të shtënat me armë ishin me kallashnikov dhe u bë alarm tek qytetarët”.

Daci bëri të ditur se nga informacionet që ka nga Spitali i Traumës të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Nga ana e Spitalit të Traumes raportohet se katër të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë. Tre prej tyre dhe viktima kishin lidhje familjare”.

Mes tjerash, Daci thotë se një pistat e hetimit nga policia shqiptare është prishja e pazareve për drogë.

“Sipas dëshmitarëve dyshohet për një konflikt banal dhe nga policia është theksuar se një nga dyshimet fillestare dhe pistat e hetimit mund të jetë prishja e pazareve të drogës”, tha Daci.

Kronika
Nga Kronika 5 Janar, 2022 07:27