56-vjeçari gjendet i vdekur në kanal

Kronika
Nga Kronika 5 Janar, 2022 22:10

56-vjeçari gjendet i vdekur në kanal

Një 56-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal vaditës në fshatin Drizë-Myrtezaj të Fierit.

Viktima është identifikuar nga policia me iniciale F.M. Dyshohet se 56-vjeçari ka rënë aksidentalisht në kanalin vaditës dhe është mbytur.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shënja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al

Kronika
Nga Kronika 5 Janar, 2022 22:10