Vrau fqinjin, dënohet me 10 vite burg
Gjykata e Shkodrës ka dënuar me 10 vite burgim Mark Kodrën, 47 vjeç, i cili më 29 Maj të viti të kaluar ka vrarë bashkëfshatarin e tij, Emilian Ndou, 25 vjeç.
Gjykata vendosi që Kodra të dënohej me 15 vite, por duke qenë se ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë vetëm 10 vite burgim.
Kodra gjatë gjykimit ka pranuar se e ka vrarë Ndoun. Në dëshminë e tij ai është shprehur se e qëlloi për vdekje 25-vjeçarin për xhirimin e gomave të motorit pranë shtëpisë së tij.
Një veprim i tillë Emiljan Ndou e bënte vazhdimisht dhe Kodra ka thënë se e kishte paralajmëruar disa herë. Mbrëmjen kur ndodhi ngjarja ka qenë djali i autorit që u konfliktua fillimisht me viktimës ndërsa kur ky i fundit shkoi te banesa e 47-vjeçarit, Mark Kodra e qëlloi me kallashnikov duke e lënë të vdekur./tvklan.al