U plagos në rrethana misterioze

Kronika
Nga Kronika 4 Janar, 2022 10:48

U plagos në rrethana misterioze

34-vjeçarit Vincens Pirolli i është komunikuar masa e arrestit në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai mbeti i plagosur në rrethana misterioze në Urën e Bunës, dhe u dërgua për trajtim në spitalin e Lezhës.

Vincens Piroli ka rrëfyer para hetuesve se zgjodhi spitalin e Lezhës për çështje sigurie pas atentatit me armë ndaj tij ku mori 2 plumba.

Referuar dëshmisë së 34-vjeçarit, ai ka qenë duke ecur i vetëm në rrugë kur ka ndjerë plumbat në drejtim të tij, ndërsa dyshohet se është përdorur armë me silenciator pasi nuk janë dëgjuar krisma.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për një vrasje të ndodhur në Malin e Zi vitin e kaluar.

Vincens Piroli dhe Dorian Lala u akuzuan në organi i akuzës në Mal të Zi për ekzekutimin në lokalin e tij  për hakmarrje, të shtetasit Momçillo Gjurishiç, vrasje e cila dyshohet se u bë kundrejt pagesës. Piroli u ekuzua si personi që shkrepi armën ndërsa Lala për bashkëpunim në krim dhe fshehje të tij.

Kronika
Nga Kronika 4 Janar, 2022 10:48