Tritoli në makinë, shoqërohen tre persona në Vlorë

Kronika
Nga Kronika 4 Janar, 2022 21:22

Tritoli në makinë, shoqërohen tre persona në Vlorë

Tre persona janë shoqëruar pasi një makinë iu vu tritol dje në mbrëmje në Vlorë.

Policia thotë se nuk ka ende një pistë hetimi për faktin se automjeti kishte kohë i braktisur, pasi pronari Bernard Sinomati jeton jashtë shtetit.

Ndërkohë po kqyren pamjet nga kamerat e sigurisë për të parë kohen kur është vendosur sasia e tritolit.

Mendohet se sasia ishte e vogël rreth 150 gramë. Bernard Sinomati është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Ai rezulton i dënuar në Belgjikë ku nga burgu ka dale një vit më parë.

Kronika
Nga Kronika 4 Janar, 2022 21:22