Tre të lënduar në aksidentin në autostradën Gostivar- Tetovë

Kronika
Nga Kronika 4 Janar, 2022 11:09

Tre të lënduar në aksidentin në autostradën Gostivar- Tetovë

Në autostradën Gostivar- Tetovë në afërsi të Zherovjanit dje rreth orës 17 ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marrë pjesë tre automjete udhëtarësh me çka janë lënduar tre persona.

“Kanë marrë pjesë vetura e tipit ‘Audi’ me targa kroate i drejtuar nga 48 vjeçari F.A nga fshati Pirok i Tetovës, ‘Mercedes’ me targa të Gostivarit i drejtuar nga një 20 vjeçar me iniciale B.A nga Senikosi i Gostivarit dhe një makinë ‘opel’ poashtu me targa të Gostivarit drejtuar nga 55 vjeçari M.A nga Bogovina e Tetovës. Në aksidentin bashkudhëtarja e makinës ‘opel” D.A.H (32) nga Debreshi i Gostivarit ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi dhe një bashkudhëtar i të njëjtës makinë ka marrë lëndime trupore të konstatuara nga Spitali klinik i Tetovës ku janë dërguar për ndihmë mjekësore”, ka informuar Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB- Tetovë.

Në vendin e ngjarjes mbikëqyrje ka kryer ekip i Sektorit për Punë të Brendshme- Tetovë.

Kronika
Nga Kronika 4 Janar, 2022 11:09