Njëri rrahu nënën e tjetri gruan, arrestohen dy persona
Shërbimet e policisë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, kanë vënë në pranga dy shtetas pasi akuzohen për dhunë në familje.
Në Elbasan u arrestua në flagrancë F. Ç., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Në Librazhd u arrestua në flagrancë L. Z., 53 vjeç, banues në Prrenjas, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.