Kanë kryer transport publik pa licencë, ndalohen dy automjete transportuese

Kronika
Nga Kronika 4 Janar, 2022 13:02

Kanë kryer transport publik pa licencë, ndalohen dy automjete transportuese

Sot (04.01.2022), nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Novo Sellë kanë kryer kontrolle në dy automjete transportuese me targa regjistrimi të Tetovës, pronë e subjektit juridik nga f. Reçicë e Vogël-Tetovë.

Gjatë kontrollit është vërtetuar se automjetet nuk posedojnë dokumentacionin e duhur, përkatësisht licencat dhe certifikatat për kryerjen e transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar rrugor janë të falsifikuara. Nga ana e përfaqësuesit të Inspektoratit Shtetëror për Komunikacion Rrugor pranë Ministrisë të Transportit dhe Lidhjeve u janë sekuestruar lejet e automjeteve, derisa nëpunës policorë të SPB Strumicë i kanë sekuestruar licencat dhe certifikatat për realizimin e transportit të brendshëm dhe ndërkombëtar rrugor për procedurë të mëtejme. Për rastin në fjalë është informuar edhe Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzime në bazë të nenit 284-a ” realizim i trafikut publik pa licencë” dhe sipas nenit 378 ”falsifikim të dokumentit” të Kodit Penal.

Kronika
Nga Kronika 4 Janar, 2022 13:02