Ishte në kërkim për vrasjen e kryepolicit, arrestohet në Gjermani

Kronika
Nga Kronika 4 Janar, 2022 12:52

Ishte në kërkim për vrasjen e kryepolicit, arrestohet në Gjermani

Arrestohet në Gjermani Genc Tafili, i cili ka qenë i shpallur në kërkim për vrasjen e kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari.

Vrasja e kryepolicit Zylyftari ka ndodhur në gusht të vitit 2000, pas një shkëmbimi zjarri me dy vëllezërit Admir e Genc Tafili.Tafili u lirua me kusht në vitin 2017 nga gjyqtarja tashmë e arrestuar për korrupsion, Enkelejda Hoxha.Ai kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar.

Pas lirimit ai u largua nga Shqipëria.Por, në maj të 2021 Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxhës duke kërkuar rikthimin e tij në burg.

Kronika
Nga Kronika 4 Janar, 2022 12:52