E rëndë! Babai vret të birin 7-vjeçar

Kronika
Nga Kronika 4 Janar, 2022 10:44

E rëndë! Babai vret të birin 7-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë.

Davide Paitoni, 40 vjeç i cili ishte me arrest shtëpie, festoi natën e ndërrimit të viteve me djalin e tij të mitur Daniele, 7 vjeç.

Paitoni ishte në prag divorci me gruan e tij, ai vuante dënimin pasi theri me thikë pas shpine një koleg në fund të nëntorit. Megjithatë, krahas dënimit të tij, vogëlushi e kaloi natën e ndërrimit të viteve pranë të atit, ku gjeti edhe vdekjen tragjike.

Daniele i vogël u gjet në dollapin e shtëpisë së babait të tij të arratisur, i vrarë me thikë. Në trupin e tij u gjend një shënim i cili thoshte: ‘E kam lënduar Danielen, mos shiko në dollap’.

Pas masakrës, autori niset drejt së ëmës së fëmijës. Paitoni ishte nisur drejt ‘Gazzada Schianno’, me të njëjtin qëllim, të vriste bashkëshorten e tij. Ajo mori goditje të shumta në fytyrë, bark e shpinë, por falë ndërhyrjes së autoriteteve gruaja u shtrua në spitalin më të afërt jashtë rreziku për jetën. Në momentin që autoritetet zbuluan se me çfarë qëllimesh ishte nisur 40- vjeçari, filluan të investigonin për Danielen dhe kapjen e autorit.

Kërkimet për gjetjen e Paitonit, i cili u arratis menjëherë pasi tentoi të vriste gruan e tij, vazhduan gjatë gjithë natës. Davide Paitoni u arrestua mëngjesin e së dielës (3 janarit) në Viggiu teksa po përpiqej të arratisej drejt Zvicrës me automjetin e tij tip ‘Golf’. 40-vjeçari ka tentuar t’i arratiset ushtarakëve, duke përplasur makinën e policëve si dhe ka tentuar të arratiset në këmbë drejt një pylli. Pikërisht në zonën e pyllëzuar të Colle San’Elia, Paitone u ndalua, ndërsa ai ishte ende i armatosur me thikë. Dyshohet se ka qenë e njëjta armë e ftohtë që ka përdorur për të vrarë djalin  dhe plagosur gruan e tij, citon Italy24news.

Daniele ishte me të atin për të kaluar Vitin e Ri, hetimet e para mjeko-ligjore konfirmuan se vrasja daton në pasditen e 1 janarit, përpara se ai të dilte nga shtëpia për të shkuar të godiste me thikë ish-gruan e tij. Paitoni do përballet me akuza mjaft të rënda të vrasjes, arratisjes, sulmit ndaj policëve etj.

Kronika
Nga Kronika 4 Janar, 2022 10:44