153 gjoba për vozitje të shpejtë

Kronika
Nga Kronika 4 Janar, 2022 10:41

153 gjoba për vozitje të shpejtë

Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme (03.01.2022) janë gjobitur 153 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara.
Prej tyre 7 kanë vozitur me shpejtësi mbi 50 km/h më shumë se e lejuara, 5 makina me 70km/h më shumë se shpejtësia e lejuar. 65 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 88 jashtë vendbanimeve.

“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit t’i respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Kronika
Nga Kronika 4 Janar, 2022 10:41