Tetovë, makina përfshihet nga flaka
Dje (02-janar) rreth orës 17:40 në SPB Tetovë është raportuar se duke lëvizur në rrugën “Blagoja Toska” në drejtim të rrugës “Iliria” në Tetovë, ka marrë flakë vetura “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës pronë dhe drejtuar nga B.B. (29) nga Selca e Tetovës.
Me ndërhyrjen e Njësitit Territorial Zjarrfikës-Tetovë, zjarri është lokalizuar plotësisht. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa inspektimin e ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.