Sharroi hekurat dhe zbriti me çarçafë nga kati i katërt i burgut

Kronika
Nga Kronika 3 Janar, 2022 23:47

Sharroi hekurat dhe zbriti me çarçafë nga kati i katërt i burgut

Kristjan Mëhilli vijon të shijojë lirinë ndërsa autoritetet policore italiane po vijojnë kërkimet për të gjetur shqiptarin i cili u arratis natën e ndërrimit të viteve nga burgu i Vercelli.

Mediat italiane shkruajnë se sipas sekretarit të Përgjithshëm të Sindikatës së Policisë së Burgjeve të Sapës, Donato Capece, arratisja e tij ishte paralajmëruar.

‘Prej disa kohësh siguria e brendshme e burgjeve është asgjësuar nga masa, si survejimi dinamik dhe regjimi i hapur, largimi i rojeve të Policisë së Burgjeve nga muret e burgut, mungesa e stafit të policëve të burgjeve, mungesa e të cilëve bëri që të ndodhte kjo arratisje’- tha ai, shkruan Fan Page.

I riu sharroi hekurat e qelisë dhe zbriti me çarçafë nga kati i katërt i burgut në natën kur gardianët e kishin mendjen tek festa e Vitit të Ri.

Ajo që bie në sy në raportimet e mediave italiane është se e konsiderojnë shqiptarin si “të rrezikshëm dhe pa skrupuj”.

Mëhilli duhet të vuante dënimin në burgun e Vercelli deri në vitin 2029.

Kronika
Nga Kronika 3 Janar, 2022 23:47