Qarkullonin me kallashnikov në automjet, u arrestuan dy persona

Kronika
Nga Kronika 3 Janar, 2022 23:19

Qarkullonin me kallashnikov në automjet, u arrestuan dy persona

Policia e Shtetit sot ka informuar se ka arrestuar dy persona, sepse janë kapur me armë zjarri në automjet.

Policia ka bërë të ditur se të arrestuarit janë: A.Sh., 37 vjeç dhe A.V.,27 vjeç, banues në Malësi të Madhe, të dy të dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

“Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Mesnata”, në kuadër të të cilit Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në bashkëpunim më Komisariatin e Policisë Lezhë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin A.Sh., dhe pasagjer shtetasin A.V., në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një armë zjarri automatik me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.”, ka informuar policia.

Lidhur me rastin, është sekuestruar një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një automjet dhe dy aparate celularë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit “.

Kronika
Nga Kronika 3 Janar, 2022 23:19