Një i arrestuar për vjedhje të rëndë
Është arrestuar një person në Pejë, për vjedhje të rëndë.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Vitomericë, përcjell Klankosova.tv.
“Njësiti policor e datën 02.02.2022 ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’”, thuhet në raport.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit ë dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.