Nëpunës të policisë kanë nxjerrë tre banorë të bllokuar me veturë
Nëpunës të policisë nga DPB Resnjë dje pasdite kanë pranuar denoncim (thirrje për ndihmë) nga J.D. (20) nga Manastiri i cili, për shkak të borës së madhe në malin Galiçicë, me veturën e tij “suzuki” dhe me edhe dy bashkudhëtarë, A.V. dhe Gj.D., ishte bllokuar në rrugën rajonale Oteshevë – Shën Naum, në të cilën ka ndalesë aktive për lëvizje të automjeteve në dimër.
Siç informon MPB, në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë nëpunës së policisë nga vendkalimi kufitar Stenjë dhe e kanë gjetur automjetin.
Shoferi dhe bashkudhëtarët ishin nxjerrë me automjetin dhe ishin dërguar në vend të sigurt