Aksion në Prishtinë, policia konfiskon armë në zonat kryesore

Kronika
Nga Kronika 3 Janar, 2022 23:56

Aksion në Prishtinë, policia konfiskon armë në zonat kryesore

Dje Policia e Kosoës gjatë kontrolleve të rregullta që ka bërë në rrugët e Prishtinës, ka kapur disa armë.

Kur shihen rrugët se ku kanë ndodhur konfiskimet, atëherë vëren se kontrollet kanë ndodhur në zonat kryesore qendrore të kryeqytetit, raporton Zëri.

Në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Arbëri janë kapur në dy kontrolle të ndryshme një pistoletë me gaz dhe një tjetër revole me një karikator që kishte 7 fishekë.

Në rrugën “Garibaldi” në afërsi të Hotel Grandit është kapur nëj pistoletë me shtatë fishekë, kurse në rrugën “Gollaku” është kapur një pistoletë me dy karikatorë dhe dy fishekë.

Të gjitha rastet kanë pasur epilogun e njëjtë, kur të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt nga prokurori.

Kronika
Nga Kronika 3 Janar, 2022 23:56