38-vjeçari plagos me thikë adoleshentin

Kronika
Nga Kronika 3 Janar, 2022 23:59

38-vjeçari plagos me thikë adoleshentin

Një sherr i rëndomtë në një qendër interneti në Ksamil ka çuar në plagosjen me thikë të një 17-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. Policia ka identifikuar autorin e sulmit si 38-vjeçarin Emiliano Buzaj, që pas goditjes me thikë ndaj 17-vjeçarit me inicialet S.K. është larguar nga vendngjarja.

Fatmirësisht i riu është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë plagë vetëm në pjesën e kofshës.

Policia arrestoi autorin pak minuta më vonë, ndërsa mësohet se autori njihej në fshat si person problematik dhe përdorues droge.

Pas arrestimit, 38-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Materialet në lidhje me ngjarjen i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimor

Kronika
Nga Kronika 3 Janar, 2022 23:59