3 të vdekur dhe 10 të zhdukur pas përmbysjes së dy varkave me emigrantë në Spanjë

Kronika
Nga Kronika 3 Janar, 2022 23:09

3 të vdekur dhe 10 të zhdukur pas përmbysjes së dy varkave me emigrantë në Spanjë

Të paktën tre persona kanë vdekur, ndërsa 10 janë zhdukur pas përmbysjes së dy varkave në brigjet jugore spanjolle. 16 emigrantë u shpëtuan në juglindje të Kepit të Gatës pasi një anije që po kalonte aty pranë dëgjoi britma të emigrantëve për ndihmë. Sipas të mbijetuarve, në bordin e dy varkave të vogla ndodheshin gjithsej 29 emigrantë

Autoritetet spanjolle thanë se një helikopter shpëtimi kishte shpëtuar tre burra, ndërsa 13 të tjerë u shpëtuan nga një varkë e patrullimit kufitar. Trupat e tre personave u gjetën gjithashtu gjatë një operacioni të hënën.

Në një incident të veçantë, autoritetet shpëtuan gjithashtu 51 burra që ndodheshin në një varkë pranë Lanzarote. Vitin e kaluar më shumë se 39,000 persona  mbërritën ilegalisht në Spanjë, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme. Kjo përfshin më shumë se 20,000 persona që përdorën varka për të kaluar Oqeanin Atlantik në Ishujt Kanarie të Spanjës, raporton abcnews.al

Ndërkohë, të paktën 1,255 humbën jetën. Megjithatë, sipas një raporti nga OJQ-ja spanjolle Caminando Fronteras vlerëson se numri i vdekjeve në vitin 2021 ishte 4,404. Shifra është më shumë se dyfishi i numrit të emigrantëve që vdiqën duke u përpjekur të kalonin nga Afrika në Spanjë në vitin 2020.

Sipas policisë kufitarë të Spanjës, gjatë vitit të kaluar janë arrestuar 202 të dyshuar se po përpiqeshin të kalonin emigrantë nga Afrika Perëndimore në Ishujt Kanarie.

Kronika
Nga Kronika 3 Janar, 2022 23:09